ndeshja mes tiranes dhe partizanit bllokohen disa rruge ne kryeqytet 6935a57302e62

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

December 7, 2025
min lexim

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.



Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, nderkohe qe tifozet e skuadrave jane shfaqur ne rruget e qytetit.

Sipas policisë, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

 

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arme drejt anglise prej borxheve e kerkon spak shqiptari i arrestuar ne londer mos me ekstradoni jam ne gjakmarrje 6935a0447e2db
Lajmi i mëparshëm

Armë drejt Anglisë prej borxheve/ E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjakmarrje

afrim gashi takon kaja kallas ne doha bashkepunimi dhe integrimi ne fokus 6935b2354793e
Lajmi i radhës

Afrim Gashi takon Kaja Kallas në Doha: Bashkëpunimi dhe integrimi në fokus

Të fundit nga

ShkoLartë