ndertuan pa leje ne toke publike ne ksamil 4 te arrestuar 1 tjeter ne kerkim 68bae795b06f1

Ndërtuan pa leje në tokë publike në Ksamil, 4 të arrestuar, 1 tjetër në kërkim

September 5, 2025
1 minut lexim

Katër persona kanë rënë në pranga për ndërtim pa leje në një tokë publike në Ksamil.

Mësohet se janë arrestuar, Ervis Pashaj, Robert Musej, Myqerem Muhametaj, Albano Avda.

Arrestimi i tyre erdhi pasi në rrugën “Riviera”, Ksamil u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Arbert Pole i dyshuar si personi që i punësoi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janevska duhet te kete barazim te racionit studentor me inflacionin 68bae631d0bb5
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Duhet të ketë barazim të racionit studentor me inflacionin

befason ernest muci 68bae7f379bbd
Lajmi i radhës

Befason Ernest Muçi

Të fundit nga

ShkoLartë