ndertimet pa leje ne theth berisha i del ne mbrojtje prokurores dhe sulmon spak ne shkelje te cdo parimi pergjon 68778efa5598e

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK: Në shkelje të çdo parimi përgjon…

July 16, 2025
1 minut lexim

I pa kursyer në akuza ndaj njerëzve të drejtësisë kohët e fundit, Sali Berisha  bëri një përjashtim për prokuroren Elsa Gjeli, të cilën e mori ne mbrojtje, pas këmbënguljes së Qeverisë për hetim disiplinor të saj për mënyrën sesi hetoi Thethin.

“Prej dy javësh ajo po merret me një prokurore të re që kishte zbatuar ligjin dhe jo vullnetin e kryeministrit. Dhe tani po bëhet luftë se si ta shkarkojnë dhe ta shajnë. Këto reforma, të cilat i dhanë qeverisë kontrollin e gjyqësorit po shkatërrojnë vendin dhe janë shumë të dëmshme për demokracinë në Shqipëri”-tha Berisha.

Mbrojte për magjistratën Gjeli, por sulm për prokurorët e SPAK. Kur vjen fjala tek drejtësia, Berisha nuk ka standard të njëjte.

“Kemi një prokurori të posaçme, pothuajse identike me kohën e diktaturës. Pse? Sepse prokuroria e posaçme në shkelje të çdo parimi ka të drejtë të vendosë përgjime për cilido gjykatës që përdor dosjet dhe gjyqtari vendos që vendimin që do marrë do jetë siç do prokurori.”

Në konferencën  ‘The Western Balkans Paradigm’,   ku morën pjese përfaqësues të partisë Popullore Europiane , Sali Berisha  foli për rrezikun e futjes se elementeve kriminal  ne delegacionet e Bashkimit  Europian.

“Në delegacionet e radhës së BE ka rrezik që kartelet e drogës nga Shqipëria  të  vendosin përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Stabilizimit, në Këshillin e Europës dhe në agjencitë e tjera.”

Kryedemokrati ia ka dalë të binde partinë simotër  për farsën elektorale.

“Sigurisht që këto zgjedhje nuk ishin të drejta, ishin të kushtëzuara prej ndikimeve politike, prej ndikimeve dhe presioneve ekonomike. Dhe kjo është e konfirmuar nga raporti i OSBE/ODIHR. Duhet  të merren masat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe për të vendosur shtetin e së drejtës.”

Afati 2030 për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian për Sali Berishën nuk është realist  ndërsa për sekretarin e PPE integrimi duhet te bazohet ne standarde te qarta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fillon ndertimi i parkut te eres ne shtip investim prej 500 milione dollare energji elektrike per mbi 100 mije familje 6877859e017c8
Lajmi i mëparshëm

Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarë, energji elektrike për mbi 100 mijë familje

krize e thelle pak levizje te hendbollisteve 68778f7240093
Lajmi i radhës

Krizë e thellë, pak lëvizje të hendbollistëve 

Të fundit nga

ShkoLartë