nderron jete nje 23 vjecar nga velesi u godit nga nje metal gjate ndertimit te nje fabrike ne shkup 699870fbc9f41

Ndërron jetë një 23-vjeçar nga Velesi, u godit nga një metal gjatë ndërtimit të një fabrike në Shkup

February 20, 2026
1 minut lexim

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë në rajonin e Petrovecit në Shkup. Siç thonë nga policia, ai u godit nga një konstrukt metali derisa kryente punë ndërtimore në një fabrikë në Shkup.

“Më 19.02.2026, në orën 15:00, në SPB-Shkup u raportua se në zonën industriale në Komunën e Petrovecit, gjatë kryerjes së punëve në një objekt në ndërtim të një fabrike, një profil metalik ra nga lartësia mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra”.

“Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.

Rasti është raportuar tek inspektori i punës, dhe një ekip hetues nga SPB-Shkup ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zgjedhje brenda hamas kush do te jete lideri i ri i organizates 69986b01aeed8
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhje brenda Hamas, kush do të jetë lideri i ri i organizatës?

provokon bebe rexha puthet ne buze me nje te moshuar dhe ka nje mesazh per shqiptaret 699873361e53a
Lajmi i radhës

Provokon Bebe Rexha, puthet në buzë me një të moshuar dhe ka një mesazh për shqiptarët

Të fundit nga

ShkoLartë