Një i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Shën Kollit në Lezhë, këtë të hënë.
Gjatë ndërrimit të shërbimit, ishte punonjësi i rolit bazë ai i cili konstatoi se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte.
Menjëherë ka njoftuar mjekun e turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.
Shabani ishte akomoduar në burgun e Shën Kollit që prej 27.11.2021, për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.
Njoftim për media
Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte.
Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.
I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më datë 27.11.2021, për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.
Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.
Institucioni po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi: botasot.info


