nderron jete analisti i njohur amerikan i ceshtjeve nderkombetare janusz bugajski 68f3d16c29ebd

Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

October 18, 2025
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare Janusz Bugajaski.

Lajmi u bë i ditur nga ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, i cili shprehu hidhërim të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të ngushtë.

“Jam i tronditur dhe thellësisht i trishtuar kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Ai ishte një analist i shkëlqyer i çështjeve euroaziatike, autor i shumë veprave që ndikuan ndjeshëm në kuptimin tonë të rajonit dhe një mbrojtës i vendosur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit “, shkroi Biberaj.

Biberaj kujton të gjitha vitet e bashkëpunimi me Bugajskin në projekte të ndryshme, veçanërisht ato që lidhen me Ballkanin.

“Gjatë viteve, kemi punuar së bashku në shumë projekte, veçanërisht në çështjet e Ballkanit. Fillova ta admiroja jo vetëm për intelektin e tij, por edhe për integritetin, humorin dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave që ai i vlerësonte shumë. Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të. Do të më mungojë jashtëzakonisht shumë. U prehsh në paqe, Janusz”, ka shkruar Biberaj.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

faton peci reagon pas numerimit te votave te diaspores 68f3d0c0aa233
Lajmi i mëparshëm

Faton Peci reagon pas numërimit të votave të diasporës

agjencia detare e mbreterise se bashkuar nje anije goditet nga nje predhe e panjohur prane jemenit 68f3d1d5949d1
Lajmi i radhës

Agjencia detare e Mbretërisë së Bashkuar: Një anije goditet nga një predhë e panjohur pranë Jemenit

Të fundit nga

ShkoLartë