nderron jete aktorja claudia cardinale ikona e kinematografise shuhet ne moshen 87 vjecare 68d3164e06b7b

Ndërron jetë aktorja Claudia Cardinale, ikona e kinematografisë shuhet në moshën 87-vjeçare

September 23, 2025
1 minut lexim

Aktorja Claudia Cardinale ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Cardinale, një ikonë e kinemasë së viteve 1960, vdiq të martën në mbrëmje “e rrethuar nga fëmijët e saj” në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte, njoftoi agjenti i saj këtë mbrëmje.

E lindur në Tunis, Claudia Cardinale ka punuar me më të mëdhenjtë, përfshirë Luchino Visconti, Federico Fellini, Richard Brooks, Henri Verneuil dhe Sergio Leone.

Një simbol bukurie dhe mbi të gjitha një aktore e jashtëzakonshme që bëri histori në kinema, Claudia Cardinale ishte diva që nuk e merrte veten seriozisht, aq e talentuar dhe e fortë saqë ia lejonte vetes shakatë në televizion, në epokën bardh e zi, në skeçin në të cilin pretendonte se ishte në gjendje të luante të gjitha instrumentet në orkestër, ose të pranonte propozimin e Alberto Moravias për ta intervistuar “sikur të ishte një objekt” për revistën Esquire.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump kritikon vendet qe e njohen shtetin e palestines 68d3149bd16c6
Lajmi i mëparshëm

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

elon musk parashikon krizen e ardhshme globale 68d31a84aa027
Lajmi i radhës

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë