nderroi jete ish rektori i ut se prof dr ramiz abdyli 699d7893c6881

Ndërroi jetë ish rektori i UT-së, Prof. Dr. Ramiz Abdyli

February 24, 2026
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë Prof. Dr. Ramiz Abdyli, historian dhe pedagog i njohur universitar dhe ish-rektori i Universitetit të Tetovës. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët e përshkruajnë si një njeri të rrallë, prind të përkushtuar dhe shtyllë të familjes.

Në një postim në Facebook, djali i tij, regjisori Kastriot Abdyli, shkruan:
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se babai dhe gjyshi ynë i dashur ka ndërruar jetë. Për varrimin dhe të pamen do t’ju njoftojmë me kohë. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar përjetë në zemrat tona. Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.”

Prof. Dr. Abdyli ka dhënë një kontribut të madh si pedagog, fillimisht në shkollat e mesme në Kumanovë, dhe më pas në universitete dhe institute në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe vende të tjera.
Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur shkencore në fushën e historisë, ka qenë rektor i Universitetit të Tetovës dhe drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Familja njofton se detajet për varrimin do të shpallen së shpejti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

reagon ashper harry bajraktari spo loboj kunder vjosa osmanit nuk kam ambicie per 699d50f033260
Lajmi i mëparshëm

Reagon ashpër Harry Bajraktari: S’po loboj kundër Vjosa Osmanit, nuk kam ambicie për…

shakaja seksiste ekipi i hokejit per vajza refuzon ftesen e trump per vizite ne 699d78c27ae2e
Lajmi i radhës

Shakaja seksiste, ekipi i hokejit për vajza refuzon ftesën e Trump për vizitë në…

Të fundit nga

ShkoLartë