nderrohen komandantet ne tri stacione policore 6871303415b89

Ndërrohen komandantët në tri stacione policore

July 11, 2025
1 minut lexim

Zyra për Informim të Policisë së Kosovës ka njoftuar se kërkesa për lirim nga detyra të komandantit të stacionit policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi është aprovuar.

Në një përgjigje për median, bëhet e ditur se në pozitën e komandantit të stacionit policor në Lipjan është emëruar kapiteni Brahim Shatrolli.

Kurse, kapiten Faik Jahmurataj është caktuar komandanti i stacionit policor në Pejë.

Ndërsa, Enis Lluka është caktuar komandant i stacionit policor në Klinë, kurse kapiteni Afrim Sylaj nga stacioni policor në Suharekë është caktuar në Qendrën Rajonale Operative – DRS Suharekë.

“Referuar kërkesë suaj ju informojmë se, bazuar në strukturën organizative, nevojat policore dhe kërkesën për lirim nga detyra, menaxhmenti i PK-së ka caktuar në pozita: Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi, ka kërkuar lirim nga pozita e komandantit të Stacionit Policor Lipjan dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli. Ndërsa Kapiten Faik Jahmurataj është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Pejë. Kurse Kapiten Enis Lluka është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Klinë. Si dhe Kapiten Afrim Sylaj, nga Stacioni Policor Suharekë është caktuar në Qendrën Rajonale Operative – DRP Suharekë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reali deshiron ta transferoje edhe nje mbrojtes te liverpoolit 68713031041da
Lajmi i mëparshëm

Reali dëshiron ta transferojë edhe një mbrojtës të Liverpoolit

okb raporton per 798 te vdekur prane qendrave te ndihmes ne gaze ne gjashte javet e fundit 6871315cf37c7
Lajmi i radhës

OKB raporton për 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë