Seanca për të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi është ndërprerë përkohësisht deri në ora 10:20.
I akuzuari, Bedri Shabani në fillim të seancës gjyqësore ka kërkuar që seanca e sotme të mos mbahet për arsye shëndetësore.
“Po terapi po dhe jam në mbikëqyrje të mjekëve pasi gjendja është e vështirë jam në mbikëqyrje çdo 30 minuta. Nuk jam i gatshëm ta përcjelli seancën”, tha ai.
Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se nga Shërbimi Korrektues do të kërkojnë raport mjekësor lidhur me ankesat e paraqitura nga i akuzuari, Bedri Shabani.
“Trupit gjykues merr aktvendim duke marrë parasysh shqetësimin shëndetësor të ngritur nga Bedri Shanbani dhe me qëllim të sqarimit të çështjes ndërprerjes seanca e shyqrtimit gjyqesor në ora 10:00 gjykata menjëherë do të kontakoj Shërbimin Korrektues për të marrë informacione në detaje në lidhje më gjendjen shëndetësore të Bedri Shabanjt. Varësisht nga raporti që do të dorzojë, Shërbimi Korrektues – gjykata do të veproj. Seanca do të vazhdoj në 10:20”, tha ai.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, për veprën penale “Spiunazh”, transmeton KosovaPress.
Të njëjtit dyshohen se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.
Në viti 2024 janë arrestuar dy persona, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. Arrestimi i tyre ishte bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).
Burimi: botasot.info


