nderpritet furnizimi me uje ne kozle msh dy klinika tjera do te pranojne pacientet qe do te kene nevoje per hospitalizim 687a28a5706d9

Ndërpritet furnizimi me ujë në Kozle, MSH: Dy klinika tjera do të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim

July 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 korrik – Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, menjëherë është kërkuar nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve dhe Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile që përkohësisht të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim.

Ndërkohë nga MSH thonë se në Kozle do të vazhdojë trajtimi i pacientëve në spitalin ditor dhe kontrollet ambulatore.

“Kjo iniciativë ka për qëllim të sigurojë vazhdimësinë në trajtimin dhe kujdesin për pacientët më të vegjël. Ministria e Shëndetësisë po e ndjek nga afër situatën dhe, pas normalizimit të furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, hospitalizimi i pacientëve do të vazhdojë pa pengesa në këtë institucion shëndetësor publik”, thonë nga MSH.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen miraton investime strategjike ne shendetesi dhe infrastrukture vendimet tona ne sherbim te qytetareve 6876cee05a047
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI sot dëshmoi se ka gënjyer për një vjet rresht

KUMAR
Lajmi i radhës

Shoqata e bixhozit kundër ligjit për lojërat e fatit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë