Për rreth 60 minuta, hapësira ajrore shqiptare u boshatis nga avionët, pas një problemi teknik që goditi sistemet e trafikut ajror të Albcontrol.
Defekti u shfaq rreth orës 17:30.
Ekipet teknike ndërhynë menjëherë për të garantuar sigurinë e fluturimeve, 90% e sistemeve u rikthyen në funksion.
Incidenti shkaktoi vonesa në disa fluturime në nisje dhe mbërritje në aeroportin e Rinasit.
Burimi: botasot.info


