nderkombetaret trysni per zgjedhjen e kreut te spak kryetarja e klp hedh poshte aludimet zbulon porosite na eshte thene qe nese 68f6737ce06b8

Ndërkombëtarët trysni për zgjedhjen e kreut të SPAK? Kryetarja e KLP hedh poshtë aludimet, zbulon porositë: Na është thënë që nëse…

October 20, 2025
1 minut lexim

Gjatë raportimit sot në Kuvend për veprimtarinë e KLP-së, kryetarja Mirela Bogdani mohoi të ketë trysni në përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut.

 “Lidhur me drejtuesin e SPAK, sot ka qenë mbledhja që miratuam kushtet dhe kriteret formale. Kjo procedurë ishte formale pro e domosdoshme. Do vijojmë me verifikimin e dosjeve, analizë për secilin dhe më pas procesi i votimit. Lidhur me çështjen e presionit. Më shumë është lobim, dikush është me tifoz i një qasje që ndjek një prokuror. Një mund të ketë qasje më represive, dikush pak më human dhe liberal. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK”, tha ajo.

Sipas drejtueses së KLP, aludimet për ndërhyrjet e ndërkombëtarëve në këtë proces, janë të pabaza, ndërsa zbuloi porositë që u janë thënë.

“Nga diplomatet është kërkuar garantimi i procesit. Nuk ka asnjë lloj sugjerimi. i vetmi sugjerim ka qenë nëse keni ndonjë kërcënim referojini, absolutisht jo një emër konkretë”, u shpreh ajo.

Pjesë e diskutimit në komisionin e Ligjeve ishte edhe vrasja e gjyqtarit në sallën e Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja. Për kryetaren e KLP ky rast duhet të jetë dhe më nxitës për të rritur sigurinë në institucionet e drejtësisë. Ndaj bëri thirrje për bashkëpunim ndërinstitucional.

 “Kemi në plan një takim me prokurorët e Shqipërisë, ndoshta është momenti që institucionet e drejtësisë të bashkohen dhe të marrin masa si për infrastrukturën dhe për të pasur siguri. Gjithashtu edhe ekzekutivi të mbulojë kostot financiare”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muhamed elmazi me falimenderim te posacem per bashkvendadit e tij 68f671f450bde
Lajmi i mëparshëm

Muhamed Elmazi me falimenderim te posaçëm për bashkvendadit e tij

zinedine zidane e sheh vetem nje klub ne nivelin e realit 68f673b88b8ec
Lajmi i radhës

Zinedine Zidane e sheh vetëm një klub në nivelin e Realit

Të fundit nga

ShkoLartë