nderhyrja ne sistemet e spak ut dervishi kane hyre ne 3 adresa jane marre dosje e materiale 696acbb627a19

Ndërhyrja në sistemet e SPAK-ut/ Dervishi: Kanë hyrë në 3 adresa, janë marrë dosje e materiale

January 17, 2026
1 minut lexim

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh sot lidhur me hetimet mbi ndërhyrjen në sistemet e SPAK-ut.

Në një studio televizive, Dervishi tha se bëhet fjalë për një htyjr në sistem ku kanë pasur akses në të paktën tre adresa elektronike, që kishin të njëjtin fjalëkalim.

Sipas gazetarit, përmes këtij aksesi janë marrë disa dosja, hetime dhe materiale të shumta.

“Fillimisht u hodhën dyshime dhe insinuata se si kishin dalë dosjet nga SPAK, ndërsa më pas u mësua se kishte pasur një ndërhyrje në sistem. Nga hetimi doli që dikush ka tentuar të futet në faqen zyrtare të SPAK.

Aty ka dalë një faqe emaili që kërkonte kredenciale për hyrje dhe shfaqeshin emrat e prokurorëve. Si ka mundësi që flasim për SPAK dhe të futesh kaq thjesht në faqen zyrtare, ku nëse ke fjalëkalimin e një prokurori, hyn direkt te puna e tij, te dosjet sekrete dhe materialet hetimore? Personi që ka hyrë në sistem ka pasur akses në të paktën tre adresa elektronike dhe, në mënyrë të çuditshme, të treja kishin të njëjtin fjalëkalim: ‘SPAK@2019’

. Përmes këtij aksesi janë marrë disa dosje, hetime dhe materiale të shumta që konsideroheshin interesante. Pikërisht për shkak të mënyrës së thjeshtë të hyrjes, rasti nuk është cilësuar zyrtarisht si ‘hakerim’ në kuptimin klasik, por si një dështim i sigurisë së brendshme”,-tha Dervishi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shkupi kumanova e strumica qytete me ajer me te ndotur 696abf2fa1996
Lajmi i mëparshëm

Shkupi, Kumanova e Strumica qytete me ajër më të ndotur

media sllovene paralajmeron kosoven permend edhe vedat muriqin ja arsyeja 696acc13989fb
Lajmi i radhës

Media sllovene paralajmëron Kosovën, përmend edhe Vedat Muriqin! Ja arsyeja

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë