nderhyrja e menjehershme e policise parandaloi nje ngjarje krimi ne tren te devollit 68974f25e346e

​Ndërhyrja e menjëhershme e policisë parandaloi një ngjarje krimi në Tren të Devollit

August 9, 2025
1 minut lexim

Një 24-vjeçar është arrestuar sot nga policia e shtetit në Tren të Devollit për dhunë familjare.

Pas denoncimit nga një 19-vjeçare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e shtetasit F. H..

Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu, e mbajtur pa leje, një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale dhuna në familje dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 8267
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti inspektoi punimet në një nga projektet më domethënëse për të rinjtë e Çairit!

lojtari i barcelones e nderpret vete kontraten 68974f9ccdcab
Lajmi i radhës

Lojtari i Barcelonës e ndërpret vetë kontratën

Të fundit nga

ShkoLartë