ndarja nga jeta e ish kryeministrit peleshi per te majten fatos nano eshte arkitekti i transformimit historik 6904d7b58ccc0

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit/ Peleshi: Për të majtën, Fatos Nano është arkitekti i transformimit historik

October 31, 2025
min lexim

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në një reagim të bërë, Peleshi shpreh ngushëllimet e tij për liderin historik të PS-së dhe thotë se fgura e Nanos tejkalon çdo përvojë personale.

Kryeparlamentari thotë se Nano solli frymën e vërtetë europiane në mjedisin politik. Peleshi  e quan Nanon arkitektin e transforimit historik të së majtës.

Postimi i plotë:

“Lamtumirë, Fatos Nano!

Para pak çastesh u nda nga jeta Fatos Nano, politikani që dominoi një epokë të tërë të jetës politike shqiptare, themeluesi dhe drejtuesi vizionar i Partisë Socialiste deri në vitin 2005.

Për mua personalisht, Fatos Nano mbetet figura që më hapi dyert e politikës, duke më besuar përgjegjësinë e parë publike, në atë kohë një ftesë ndaj një brezi të ri për të ndërtuar së bashku Shqipërinë që ne të gjithë e ëndërronim. Ai kishte atë aftësi të rrallë për t’u dhënë hapësirë njerëzve të provonin veten në shërbim të vendit.

Por figura e Fatos Nanos tejkalon çdo përvojë personale. Për politikën shqiptare, ai mbetet politikani modern që solli frymën e vërtetë europiane në mjedisin tonë publik. Ishte intelektuali që dinte të fliste gjuhën e ideve, liberali që besonte te liria individuale dhe zhvillimi ekonomik, europianisti i bindur që e shihte të ardhmen e Shqipërisë vetëm në familjen e madhe europiane. Në një kohë kur shumë ende mendonin me mendësitë e së shkuarës, ai fliste për të ardhmen.

Për të majtën shqiptare, Fatos Nano është arkitekti i transformimit historik. Ai e ngriti të majtën e re mbi themelet e shëndosha të socialdemokracisë europiane, duke bërë atë që dukej pothuajse e pamundur, ta mbante atë në këmbë në një kohë kur filli ku varej ishte jashtëzakonisht i hollë. Ai kishte guximin të thyente dogmat, vizionin për të parë përtej krizave të çastit dhe forcën për të ndërtuar një lëvizje politike që mund të qeveriste dhe të modernizonte vendin.

Historia do ta gjykojë me drejtësi kontributin e tij. Ne që patëm privilegjin ta njohim, ta dëgjojmë dhe të punojmë pranë tij, e dimë se Shqipëria humbi sot një nga figurat më të mëdha të politikës së saj postkomuniste.

I paharruar, Fatos Nano”, deklaroi Peleshi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paraburgim per nje banor nga tetova per kercenime ne facebook 6904d6535b5d8
Lajmi i mëparshëm

Paraburgim për një banor nga Tetova për kërcënime në Facebook

kombetarja e amputuarve debuton ne nations league 6904d81383b4e
Lajmi i radhës

Kombëtarja e Amputuarve debuton në Nations League

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë