ndarja nga jeta e fatos nanos e diela shpallet zi kombetare 6905325646ee8

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

November 1, 2025
1 minut lexim

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.



Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.

Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.

Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë
• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrika e jugut kundershton planin e shba ve per emigrantet skeme raciste gjenocidi i te bardheve pa prova 69052f4654d05
Lajmi i mëparshëm

Afrika e Jugut kundërshton planin e SHBA-ve për emigrantët: Skemë raciste, gjenocidi i të bardhëve pa prova

mori 40 eskorta historiani britanik zbulon detaje nga jeta e princit andrew 690533834d539
Lajmi i radhës

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

Të fundit nga

ShkoLartë