ndarja nga jeta e dhimiter anagnostit e marta shpallet dite zie kombetare 68b6a4f842e24

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

September 2, 2025
1 minut lexim

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.



Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.

Një ndër figurat më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare.  Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Ai ishte regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e qytetarëve si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe shumë të tjerë.

Anagnosti kishte pasion edhe letërsinë. Ai botoi dy libra, romanin “Koburja nga Europa” (2017) dhe “Ulliri pema e dhembjes” (2019), në të cilin, i cili zbulon dy jetët e tij, atë të shkrimtarit dhe kineastit.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, qëndrimin qytetar si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit” dhe është vlerësuar me dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Përveç artit, ai ka dhënë kontribut edhe në politikë. Në fillim të viteve ’90, ai u angazhua edhe në politikë, duke shërbyer si deputet i PD-së (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina i ben thirrje kines ushtroni presion mbi rusine per ti dhene fund luftes 68b6a1eace6ce
Lajmi i mëparshëm

Ukraina i bën thirrje Kinës: Ushtroni presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës!

policia shqipton mbi 2 mije e 300 gjoba trafiku brenda 24 oreve te fundit 68b6a73162168
Lajmi i radhës

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Të fundit nga

ShkoLartë