ndarja e lokacionit me partnerin gjest dashurie apo sinjal alarmi 688689899a6ba

Ndarja e lokacionit me partnerin: Gjest dashurie apo sinjal alarmi?

July 27, 2025
min lexim

Dashuri, kontroll apo obsesion?

Të dish se ku ndodhet partneri në çdo moment është bërë më e lehtë se kurrë më parë, falë aplikacioneve për ndarjen e lokacionit.

Edhe pse për shumëkënd kjo praktikë sjell ndjesinë e sigurisë dhe komoditetit, ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë edhe një anë të errët.

Ndërsa disa e ndajnë me dëshirë lokacionin, të tjerë janë kundër, duke u shqetësuar për ndjesinë e mbikëqyrjes së vazhdueshme. Megjithatë, disa mendojnë se lidhja nuk është “zyrtare” nëse nuk përdoret një aplikacion i tillë, dhe të dhënat tregojnë se kjo praktikë po bëhet gjithnjë e më e përhapur.

Popullariteti në rritje i aplikacioneve

Sipas të dhënave të kompanisë Life360, gjithnjë e më shumë çifte po përdorin këtë teknologji. “95% e të rriturve përdorin një formë teknologjie për ndarjen e lokacionit, ndërsa 40% mbështeten në aplikacione si i yni”, deklaroi për FOX News Mike Zeman, drejtor marketingu në Life360.

Hulumtimi i tyre tregon se gati 60% e përdoruesve besojnë se ndarja e lokacionit e bën lidhjen më zyrtare, ndërsa afro 70% mendojnë se kjo ndihmon në prakticitet dhe koordinim. Interesant është edhe fakti se 45% e përdoruesve kanë thënë se të dish ku ndodhet partneri ndihmon në ruajtjen e shëndetit mendor.

Paralajmërimi i terapistes: Humbja e romantikës dhe pavarësisë

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur për përfitimet. Terapistja për çifte, Joanna Harrison, ka thënë për The Guardian se ndarja e lokacionit mund të dëmtojë një “ekuilibër të rëndësishëm mes pavarësisë dhe afërsisë” në një marrëdhënie.

Ajo shtoi gjithashtu se të dish saktësisht kur vjen partneri e shkatërron një pjesë të magjisë romantike. “Do të ishte për të ardhur keq nëse këto aplikacione do të na privonin nga ndarja e detajeve nga jeta jonë e pavarur, pasi tashmë do t’i dinim ato”, shpjegoi ajo. “Humbet edhe ajo ndjenjë e ëmbël e pritjes së dikujt që po vjen kur e di që është rrugës, por jo saktësisht kur do të mbërrijë.”

Një fuqi që duhet përdorur me përgjegjësi

Një mendim të ngjashëm ka edhe Anna Martin, drejtuesja e podkastit Modern Love, e cila e përshkroi mundësinë për të parë lokacionin e dikujt si një “superfuqi”. Megjithatë, ajo paralajmëroi se kjo fuqi kërkon përgjegjësi të madhe. “Ashtu si çdo superfuqi, duhet përdorur me përgjegjësi. E ndonjëherë, kjo do të thotë thjesht ta fikësh”, përfundoi ajo.

Çfarë mund të bëni?

Nëse ndarja e lokacionit ju krijon ndjenjën se jeni nën vëzhgim, jo të dashur, është koha të reflektoni dhe të flisni hapur me partnerin për kufijtë dhe besimin në marrëdhënie.

👉 Po ju? A ndani lokacionin me partnerin dhe a ndiheni më të sigurt, apo më të kontrolluar?

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

decani po perballet me shume zjarre e numer te pamjaftueshem te zjarrfikesve 6886885d2ca75
Lajmi i mëparshëm

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

ilire dauti godet halil snopcen ky deputeti i taravarit te mos na beje moralistin 688692b0da6ba
Lajmi i radhës

Ilire Dauti godet Halil Snopçen: Ky deputeti i Taravarit të mos na bëjë moralistin

Të fundit nga

ShkoLartë