ndarja buxhetore shqyrtohet ne tri komisione parlamentare 699567ef4d063

Ndarja buxhetore shqyrtohet në tri komisione parlamentare

February 18, 2026
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme, tri komisione parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojnë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e këtij viti.

Në orën 09:00, në sallën N-302, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhjen për shqyrtimin e këtij projektligji.

Ndërkaq, në orën 11:00, në sallën N-10, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione do të shqyrtojë po ashtu Projektligjin mbi ndarjet buxhetore.

Në orën 13:00, në sallën N-302, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport do të diskutojë gjithashtu për ndarjet buxhetore të propozuara për sivjet.

Diskutimet do të vijnë pasi buxheti i vitit 2026 u votua në parim ditën e hënë.

Buxheti i sivjetëm u parashikua të jetë 4 miliardë euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aksident i rende ne rrugen milot thumane dyshohet per viktima 699567d8d41c1
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë në rrugën Milot-Thumanë, dyshohet për viktima

Të fundit nga

ShkoLartë