ndalohet nje shtetasi i turqise dhe nje banor i gostivarit dyshohet se kane paguar karburant me 50 euro te falsifikuara 695e6fda4c996

Ndalohet një shtetasi i Turqisë dhe një banor i Gostivarit, dyshohet se kanë paguar karburant me 50 euro të falsifikuara

January 7, 2026
1 minut lexim

Shkup, 7 janar – Një shtetas i Turqisë dhe një banor i Gostivarit janë ndaluar nga policia, pasi pronari i një pompe të benzinës në fshatin Zherovjan ka denoncuar se të njëjtit i kanë dhënë 50 euro false gjatë pagesës.

“Më 06.01.2026 në ora 21:35 në autostradën Gostivar-Tetovë, pranë fshatit Zherovjan, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “falsifikim i parave”, kanë privuar nga liria personat S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë.

Ata në ora 17:15 në Njësinë Policore Zherovjan janë denoncuar nga A.R. (22) nga fshati Zherovjan, punonjës në një pikë karburanti në fshatin Zherovjan, se rreth orës 15:40, me automjetin e udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit, kanë mbushur karburant dhe punonjësit i kanë dhënë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, për të cilën ai ka dyshuar se është e falsifikuar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

7 teknika japoneze per te ndalur mbimendimin ne kohet moderne 695e6b11baad4
Lajmi i mëparshëm

7 teknika japoneze për të ndalur mbimendimin në kohët moderne

zulhairat demiri denoncon keqperdorimet me kanalizimin 695e707ac06f0
Lajmi i radhës

Zulhairat Demiri denoncon keqpërdorimet me kanalizimin

Të fundit nga

ShkoLartë