ndalohet nje shtetas turk transportonte emigrante ne maqedoni 699d7ebd7c39d

Ndalohet një shtetas turk, transportonte emigrantë në Maqedoni

February 24, 2026
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se një shtetas turk është arrestuar në Maqedoni pasi i njëjti është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë.

“Më 23.02.2026 rreth orës 21:30, në një stacion karburanti në autostradën Shkup–Kumanovë, punonjësit e policisë e privuan nga liria O.K. (33) nga Turqia, pasi me një makinë “Skoda” me targa të Kosovës po transportonte gjashtë emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria”.

“Më parë, në pikën e pagesës Rramanli, ai nuk ndaloi pas urdhrit të policisë, por pas marrjes së masave, makina u gjet dhe O.K. u arrestua.

Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet padi përkatëse penale”, thonë nga Policia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shakaja seksiste ekipi i hokejit per vajza refuzon ftesen e trump per vizite ne 699d78c27ae2e
Lajmi i mëparshëm

Shakaja seksiste, ekipi i hokejit për vajza refuzon ftesën e Trump për vizitë në…

stresi ft real brida sjellin gun shoot nje bashkepunim i fuqishem i prodhuar nga techpro records 699d80f92b69f
Lajmi i radhës

Stresi ft. Real Brida sjellin “Gun Shoot”, një bashkëpunim i fuqishëm i prodhuar nga Techpro Records

Të fundit nga

ShkoLartë