ndalohet nje 42 vjecar nga maqedonia e veriut refuzoi ti nenshtrohej kontrollit policor shqiptar ne bllate 6984e2bd5a3b3

Ndalohet një 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit policor shqiptar në Bllatë

February 5, 2026
1 minut lexim

Në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, një shtetas 42-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u arrestua.

Kjo pasi refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit policor shqiptar në vijën e dytë të pikës kufitare dhe më pas tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë që ishin bë vendngjarje.

Bëhet fjalë për personin me iniciale G.K, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili pas veprimeve hetimore u arrestua për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, ndërsa automjeti me të cilin po lëvizte u sekuestrua.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stuhia epstein mund te rrezoje nje udheheqes boteror por nuk eshte trump 6984dcc4932ef
Lajmi i mëparshëm

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

lind dashuria midis selin dhe gimbos banorja flet per raportin me konkurrentin kur jam me te jetoj 6984e4f6c951f
Lajmi i radhës

Lind dashuria midis Selin dhe Gimbos? Banorja flet për raportin me konkurrentin: Kur jam më të, jetoj!

Të fundit nga

ShkoLartë