ndalohet nje 24 vjecare nga resnja voziti 142 km h ne vend ku shpejtesia maksimale ishte 50 6ad793a0ca4fb

Ndalohet një 24-vjeçare nga Resnja, voziti 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 50

October 20, 2026
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se dje 19.10.2026, në orën 14:30, në një rrugë rajonale pranë fshatit Rajcë, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e kanë privuar nga liria E.N. (24) nga fsh. Podmoçan, rrethina e Resnjës.

“Gjatë kontrollit rrugor me radar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se ajo drejtonte një automjet udhëtarësh „Audi” me targa të Resnjës.

 Me shpejtësi prej 142 kilometrash në orë në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 50 kilometra në orë”.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Resnjë, me udhëzimet e të cilit automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a, për veprën penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani viziton jeta statovcin pas lindjes se djalit mirenjohese per miqesine 6ad79311b5033
Lajmi i mëparshëm

Osmani viziton Jeta Statovcin pas lindjes së djalit: Mirënjohëse për miqësinë

Të fundit nga

ShkoLartë