ndalohet nje 20 vjecar nga tetova e shantazhoi nje te mitur me publikimin e fotove eksplicite 686ceec386dce

Ndalohet një 20-vjeçar nga Tetova, e shantazhoi një të mitur me publikimin e fotove eksplicite

July 8, 2025
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se dje (07.07.2025) në orën 14:00 në Tetovë, zyrtarët policorë e privuan nga liria R.R. (20) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se po shantazhonte një të mitur nga zona e Tetovës.

Konkretisht, rreth orës 12:00, ai u denoncua në SPB Tetovë nga një grua 45-vjeçare dhe vajza e saj e mitur nga një fshat në zonën e Tetovës se po shantazhonte të miturën, me të cilën kishte qenë në një lidhje romantike për tre vitet e mëparshme.

Gjatë vitit 2025, ai disa herë i kërkoi të miturës para që të mos ia publikonte fotot eksplicite të saj në rrjetet sociale. Ankuesi i dha atij gjithsej 800 euro në dy raste, por ai vazhdoi me shantazhin”.

“R.R. po mbahet në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 259 paragrafi 1 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski shteti nuk ndertohet nga qendra drejt periferise por nga themelet e lart 686ceb7bdfddf
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Shteti nuk ndërtohet nga qendra drejt periferisë, por nga themelet e lart

zjarret me te medha qe moren jete dhe gjobat per zjarrvenie 686cef3b4f472
Lajmi i radhës

Zjarret më të mëdha që morën jetë dhe gjobat për zjarrvënie

Të fundit nga

ShkoLartë