ndalohet autobusi ne vermice i gjenden mallra te padeklaruara 693c381fe2a16

Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklaruara

December 12, 2025
1 minut lexim

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar një autobus për kontrolle rutinë. Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë dërguar automjetin për kontroll në vijën e dytë.

Atje, sipas njoftimit të Doganës, kanë konstatuar praninë e mallrave të padeklaruara si aksesorë dhe pajisje sportive, produkte kozmetike të markave të njohura dhe produkte për fëmijë.

“Vlera totale e mallrave të ndaluara arrin rreth 5,100 euro”, potencoi Dogana.

Sipas njoftimit, vozitësi i autobusit nuk ka poseduar faturë apo dokumentacion përkatës për mallrat në fjalë, prandaj ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

belinda balluku rikthehet ne detyre si zv kryeministre dhe ministre e energjise e infrastruktures kushtetuesja legjitimon kerkesen e rames 693c37c32a78b
Lajmi i mëparshëm

Belinda Balluku rikthehet në detyrë si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës, Kushtetuesja legjitimon kërkesën e Ramës

asetet e ngrira ruse perfiton kievi marreveshja e be se kercenon banka qendrore e rusise padisim euroclear 693c39e6940ae
Lajmi i radhës

Asetet e ngrira ruse, përfiton Kievi? Marrëveshja e BE-së, kërcënon Banka Qendrore e Rusisë: Padisim Euroclear

Të fundit nga

ShkoLartë