ndalohen tre shtetas te huaj dyshohen per zjarrvenie te qellimshme ne rajonin e shkupit 686fb8d8c511c

Ndalohen tre shtetas të huaj, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit

July 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 korrik –  MPB njofton se janë ndaluar tre persona të mitur, shtetas të huaj, të cilët dyshohet se kanë lidhje me shkaktim të qëllimshëm të zjarreve në rajonin e Shkupit.

Nga MPB thonë se tek të njëjtit janë gjetur disa mjete ndezëse.

“Në kuadër të aktiviteteve të gjera të ndërmarra lidhur me situatën me zjarret në rajonin e Shkupit, dje (09.07.2025) në territorin e NjPB Gazi Babë, konkretisht pranë vendit të quajtur “Kodra e Ajvatovcit” afër lagjes Ilinden, në orën 23:40, zyrtarët e policisë gjatë kontrollit të tre personave të mitur, shtetas të huaj, në një çantë shpine kanë gjetur dy shishe me nga 1,5 litra benzinë, dy pushkaliqe, një çakmak dhe ngjitës të lëngshëm, pas çka të njëjtit janë ndaluar.

Në prani të një ekipi kujdestar nga institucioni publik Qendra për Punë Sociale dhe një avokat është zhvilluar bisedë zyrtare, pas së cilës ata janë dorëzuar me procesverbal në Qendrën për Punë Sociale për të Mitur”, thuhet në njoftimin e MPB.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mucunski statusi i liqenit te ohrit si trashegimi kulturore dhe natyrore boterore eshte ruajtur 686fb3c928e35
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Statusi i Liqenit të Ohrit si trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore është ruajtur

aksident ne shengjin u rrezua nga automjeti gjate shkarkimit te materialeve perfundon te trauma 49 vjecari 686fc23bc2053
Lajmi i radhës

Aksident në Shëngjin/ U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë