ndalohen telefonat ne shkolla edhe mesuesit nuk guxojne ti perdorin 68b729f78237b

Ndalohen telefonat në shkolla, edhe mësuesit nuk guxojnë t’i përdorin

September 2, 2025
1 minut lexim

Në të gjitha shkollat e Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi një rregull i ri për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor. Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ndalon përdorimin e celularëve jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga mësuesit.

Sipas udhëzimit:
• Nxënësit nuk mund ta përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit dhe gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.
• Mësuesve u ndalohet përdorimi i telefonit gjatë orës së mësimit, përveç rasteve emergjente ose kur drejtoria e lejon për arsye pedagogjike apo organizative.
• Çdo pajisje e kapur do të dorëzohet në drejtori dhe kthehet vetëm pas përfundimit të orarit mësimor.

Autoritetet arsimore thonë se masa ka për qëllim të rrisë disiplinën dhe përqendrimin gjatë mësimit, duke eliminuar shpërqendrimet që shkaktohen nga teknologjia.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mungesa e librave fotokopjimi si alternative per prinderit 68b7294fcf01a
Lajmi i mëparshëm

Mungesa e librave, fotokopjimi si alternativë për prindërit

e rende ne korce gjendet pa shenja jete ne banese nje 70 vjecar 68b72b54f3229
Lajmi i radhës

E rëndë në Korçë/ Gjendet pa shenja jete në banesë një 70-vjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë