ndalohen disa raste te tentimeve per shmangie doganore ne vermice 68ece4e0c72ab

Ndalohen disa raste të tentimeve për shmangie doganore në Vërmicë

October 13, 2025
1 minut lexim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të kryera në Pikën Kufitare Vërmicë gjatë vikendit, zyrtarët doganor kanë parandaluar disa raste të hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit bazuar në analizat e riskut dhe sjelljet e dyshimta të disa udhëtarëve, janë selektuar për kontroll të dytë disa automjete, nga të cilat janë identifikuar mallra që nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit doganor në fuqi.

“Në të gjitha rastet, personat përgjegjës kanë deklaruar se nuk posedonin fatura për mallin, ose kanë paraqitur dokumentacion të pjesshëm dhe jo të mjaftueshëm për arsyetuar sasinë e mallrave te transportuara”, thuhet në njoftim.

Mallrat e ndaluara përfshijnë:

Produkte tekstile në sasi prej gjithsej 200 copë

Produkte ushqimore në peshë totale prej 140.72 kg

Produkte kozmetike dhe parfume, përfshirë dhe artikuj të ndryshëm

CD për lojëra (PS5)

Mallra të ndryshme të përziera, gjithsej 104 artikuj, nga të cilat një pjesë nuk ishin të pajisura me dokumentacion përkatës

Për të gjitha rastet është iniciuar procedurë kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit ekonomik të vendit. Udhëtarët inkurajohen të respektojnë obligimet ligjore për deklarimin e saktë të mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dardanet kryejne stervitjen e fundit gati per duelin me suedine 68ece4d70af8a
Lajmi i mëparshëm

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, gati për duelin me Suedinë

ndalimi i perkoheshem i monopatinave elektrike pas vendimit vlora nis bllokimin e levizjeve te ketyre mjeteve 68ece583a3d8b
Lajmi i radhës

Ndalimi i përkohëshëm i monopatinave elektrike, pas vendimit Vlora nis bllokimin e lëvizjeve të këtyre mjeteve

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë