ndalohen 14 gazetare ne karakas gjate protestave pro maduros nje i huaj deportohet 695cd955713dc

Ndalohen 14 gazetarë në Karakas gjatë protestave pro‑Maduros, një i huaj deportohet

January 6, 2026
1 minut lexim

Shoqata Kombëtare e Shtypit në Venezuelë (SNTP) ka njoftuar se mbi një duzinë punonjës mediash u ndaluan të hënën në kryeqytetin Karakas, ndërsa mbulonin marshimin në mbështetje të ish‑presidentit Nicolás Maduro dhe ceremoninë e betimit të legjislaturës së re.

Sipas SNTP, u ndaluan gjithsej 14 gazetarë, por më vonë u liruan. Ndërkohë njëri prej tyre, një reporter i huaj, u deportua. Reuters shkruajn se mes të ndaluarve ishin 11 punonjës të mediave ndërkombëtare dhe një i një mediaje kombëtare.

Ministria e Informacionit dhe Ministria e Komunikimeve të Venezuelës nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për ngjarjen. Edhe agjencitë ndërkombëtare të lajmeve si Associated Press, AFP dhe CNN nuk kanë komentuar.

Ndalimet e gazetarëve vijnë vetëm pak ditë pas operacionit të ushtrisë amerikane që çoi në arrestimin e Maduros. Të hënën, ish‑lideri u deklarua i pafajshëm për akuzat e narkoterrorizmit në një gjykatë në Nju Jork.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shirat e dendura ikshpk del me keshilla se si qytetaret ta mbrojne shendetin e tyre 695cd93e2cfe0
Lajmi i mëparshëm

Shirat e dendura, IKShPK del me këshilla se si qytetarët ta mbrojnë shëndetin e tyre

papa leone mbyll porten e shenjte te bazilikes se shen pjetrit perfundon zyrtarisht viti jubilar i nisur nga francesku 695cdb05563bb
Lajmi i radhës

Papa Leone mbyll Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, përfundon zyrtarisht viti jubilar i nisur nga Françesku

Të fundit nga

ShkoLartë