ndalimit te dy personave ne cair mpb u prezantuan rrejshem si vezhgues zgjedhor 68f518b41f006

Ndalimit të dy personave në Çair, MPB: U prezantuan rrejshëm si vëzhgues zgjedhor

October 19, 2025
1 minut lexim

Në oborrin e një shkolle fillore në komunën e Çairit, Shkup, janë shoqëruar dy persona për mosrespektim të urdhrave të zyrtarëve policorë dhe për prezantim të rremë si vëzhgues zgjedhor, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për personat F.E. (35) dhe N.E. (44), të cilët nuk kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në procesin zgjedhor, por janë paraqitur si vëzhgues në hapësirën e shkollës dhe kanë refuzuar të identifikohen kur janë ndalur nga autoritetet.

Të dy janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa për sqarimin e plotë të rastit.

MPB thekson se do të vazhdojë me monitorimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë ditës zgjedhore, duke ndërhyrë ndaj çdo përpjekjeje për ndërhyrje apo cenim të procesit demokratik.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ushtria britanike nen sulm hakeret ruse publikojne dokumente te ndjeshme 68f5073538e3f
Lajmi i mëparshëm

​Ushtria britanike nën sulm, hakerët rusë publikojnë dokumente të ndjeshme

arber ademi aki falenderon qytetaret per pjesemarrjen ne votime tani nis numerimi te ruhet vota e lire 68f51fd019ed4
Lajmi i radhës

Arbër Ademi: AKI falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në votime, tani nis numërimi, të ruhet vota e lirë

Të fundit nga

ShkoLartë