ndalimi i rrjeteve sociale macron truri i femijeve nuk eshte ne shitje 69877fc6116f8

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

February 7, 2026
min lexim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e tyre para moshës 15 vjeç si një rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë e të miturve. Në një deklaratë në rrjetet sociale dhe në një video të publikuar nga BFM-TV, Macron paralajmëroi se Franca po shkon drejt ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën këtë moshë.



Sipas Macron, koha mesatare që një adoleshent kalon para ekranit arrin në 4 orë e 20 minuta në ditë, një shifër që ai e cilësoi si “të çmendur”, duke theksuar se në shumicën e rasteve përmbajtja nuk mbikëqyret nga prindërit. Ai paralajmëroi se, në momentin që fëmijëve u lejohet përdorimi i rrjeteve sociale, nuk ka asnjë garanci që ata nuk do të ekspozohen ndaj skenave jashtëzakonisht të dhunshme ose përmbajtjes së dëmshme.

“Ne nuk mund t’ua delegojmë vetëm prindërve këtë përgjegjësi- dhe shpesh edhe presionin për të vendosur nëse në moshën 12-vjeçare, është ide e mirë apo e keqe t’ia dorëzosh praktikisht trurin platformave,” deklaroi Macron.

Presidenti francez e cilësoi kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç si një masë thelbësore për mbrojtjen e tyre, duke theksuar se bëhet fjalë jo vetëm për edukim, por për shëndetin mendor dhe emocional të brezave të rinj.

Në këtë kuadër, Macron bëri të ditur se i ka kërkuar qeverisë së tij të përdorë një procedurë të përshpejtuar legjislative, me synimin që projektligji të miratohet nga Parlamenti dhe Senati deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, në shtator.

“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje. Emocionet e tyre nuk janë në shitje dhe as për t’u manipuluar – as nga platformat amerikane, as nga algoritmet kineze,” u shpreh ai.

Nisma e Macron vjen në një kohë kur edhe vende të tjera po shtrëngojnë masat për mbrojtjen e të miturve në internet. Vetëm disa ditë më parë, qeveria britanike njoftoi se po shqyrton kufizime të ngjashme, në kuadër të rregullave më të rrepta për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme online dhe nga koha e tepërt para ekranit.

Në fund të janarit deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës miratuan një projektligj që do të ndalonte fëmijët nën 15 vjeç të përdornin rrjetet sociale. Për ndalimin votuan 116 deputetë dhe 23 votuan kundër. Projektligji propozon që fëmijëve nën 15 vjeç tu ndalohet qasja në mediat sociale dhe në “karakteristikat e mediave sociale” të integruara në platforma më të gjera. Megjithatë, ai përjashton enciklopeditë online dhe platformat arsimore. Platformat e prekura do të duhet të zbatojnë mekanizma efektivë të verifikimit të moshës për të bllokuar aksesin për adoleshentët.

Autoritetet duan që masat të hyjnë në fuqi në fillim të vitit shkollor 2026 për llogaritë e reja. Franca do të ishte vendi i dytë që do të vendoste një ndalim të tillë, pasi Australia kohët e fundit ndaloi mediat sociale për ata nën 16 vjeç.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi edhe ambasada e shqiperise ne shkup e mori vesh se shqipja nuk eshte zyrtare 69877f8b7ea27
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Edhe Ambasada e Shqipërisë në Shkup e mori vesh se shqipja nuk është zyrtare

dhjetra ushtare ne izolim prej zgjebes ne maqedoni 698785bb23c9b
Lajmi i radhës

Dhjetra ushtarë në izolim prej zgjebes në Maqedoni

Të fundit nga

Trepça ’89 përforcohet

Trepça ’89 e Mitrovicës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit nuk rrijnë duarkryq, përforcojnë radhët me futbollistin Altin Ukiçi. Skuadra nga Mitrovica është në vend të katërt me 36
ShkoLartë