ndalese per qarkullim te kamioneve dhe autobuseve ne rruget shipkovice kodra e diellit dhe mavrove diber 697f2c3aa76d4

Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

February 1, 2026
1 minut lexim

Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 09:20 është vendosur ndalesë për qarkullim për kamionët dhe autobusët në aksin rrugor Shipkovicë – Kodra e Diellit.

Ndalesë për qarkullim të mjeteve të rënda transportuese për shkak të reshjeve të borës, që nga ora 05:45, është vendosur edhe në aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Ndërsa nga ora 09:40 ndalesë për kamionë dhe autobusë ka edhe në rrugët Gostivar-Strazhë-Kërçovë.

“Qarkullimi në rrugët shtetërore këtë mëngjes zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, ndërsa në disa zona më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit ka mbetje të vogla bore të përzier, skllotë”, thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Siç informojnë Lidhja Auto Moto e Maqedonisë dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”, reshje bore me intensitet të ndryshueshëm këtë mëngjes ka në Krushevë, Kodër të Diellit, Mavrovë, si dhe në kalimet malore Strazhë, Gjavatë dhe Presekë. Në kalimin malor Bukovë, reshjet janë në formë shiu dhe bore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

toshkovski shpjegon tolerancen ja kur kamera e safe city ju gjobit dhe kur jo 697f25e6c004f
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski shpjegon tolerancën, ja kur kamera e ‘Safe City’ ju gjobit dhe kur jo

bes kallaku u jep fund spekulimeve ben dedikimin e dashurise ne koncert me riktheu buzeqeshjen ejona te dua 697f2e9317c25
Lajmi i radhës

Bes Kallaku u jep fund spekulimeve, bën dedikimin e dashurisë në koncert: Më riktheu buzëqeshjen, Ejona të dua!

Të fundit nga

Lajmi i fundit: Kthehet Artan Grubi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është privuar nga

Besëlidhja fiton Kupën e Shqipërisë

Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, zhvilluar në 70-vjetorin e kompeticionit. Në finale, lezhjanët ishin superiorë dhe mundën me meritë Tiranën. Ndërkohë, u nderuan me çmime disa figura të
ShkoLartë