ndahet nga jeta pedagogu dhe muzikologu sabaudin zhuta 68a4ace66208c

Ndahet nga jeta pedagogu dhe muzikologu Sabaudin Zhuta

August 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 gusht – Është ndarë nga jeta pedagogu dhe muzikologu i njohur, Sabaudin Zhuta, në moshën 77-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur e bija e tij, Jeta Zhuta, e cila me dhimbje theksoi kujtimin dhe krenarinë që familja dhe miqtë do të ruajnë për të.

“Do ta kujtojmë me mall për momentet e bukura që na dhuroi, për forcën e përkushtimin e tij, dhe për dashurinë që pati për jetën. Kujtimin e krenarinë për të dhe veprat e tij, do t’i mbajmë në zemrat tona përgjithmonë”, u shpreh ajo.

Ceremonia mortore do të zhvillohet të mërkurën, më 20 gusht, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Veleshtë, në Strugë.

Sabaudin Zhuta lindi në vitin 1947 dhe njihet si një ndër figurat më të shquara të arsimit dhe kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai kontribuoi për dekada me radhë si pedagog dhe muzikolog, duke lënë gjurmë të thella në edukimin muzikor dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai rrisim transparencen institucionale 68a4a7d296f27
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Rrisim transparencën institucionale

zjarri ne kodrat ne selenice nderhyhet nga ajri per neutralizimin e flakeve 68a4b660ba896
Lajmi i radhës

Zjarri në kodrat në Selenicë, ndërhyhet nga ajri për neutralizimin e flakëve

Të fundit nga

ShkoLartë