ndahet nga jeta ish bashkepunetori i afert i enver hoxhes dhe ramiz alise 6931c6d9204ec

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

December 4, 2025
1 minut lexim

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare në Durrës Muho Asllani, ish-funksionar i lartë i PPSH-së, i lindur në Bërdicë të Shkodrës ku mbaroi dhe arsimin bazë.

Në Shkodër mbaron teknikumin bujqësor dhe më pas ndjek Institutin Bujqësor që e mbaron në vitin 1964.

Në Kongresin e Gjashtë të PPSH-së, zgjidhet direkt anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Në janar 1974 u emërua sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Matit dhe në korrik të po atij viti u emërua sekretar i Parë i rrethit të Kukësit.

Në maj të vitit 1976 u emërua zëvendësministër i Bujqësisë. Në mars 1979 emërohet sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Burrelit. Ka qenë sekretar i Parë në Shkodër. 

Në vitin 1981 bëhet anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe emërohet sekretar i Parë në Durrës, detyrë nga e cila u shkarkua në vitin 1991.

Në Durrës gëzonte respektin e qytetarëve durrsakë për mënyrën e ushtrimit të funksionit dhe angazhimin në zgjidhjen e problematikave të banorëve, raporton Tch, përcjell KosovaPress.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bilall kasami takon iom in fokus te riintegrimi i qytetareve te kthyer nga be 6931c4d0cbf5e
Lajmi i mëparshëm

Bilall Kasami takon IOM-in: Fokus te riintegrimi i qytetarëve të kthyer nga BE

jevtoski lavderon skuadren shqiptare 6931c7336340e
Lajmi i radhës

Jevtoski lavdëron skuadrën shqiptare

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë