ndahet nga jeta aktori legjendar tony adams 68ff0e932b32b

Ndahet nga jeta aktori legjendar Tony Adams

October 27, 2025
1 minut lexim

Bota e televizionit britanik është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Tony Adams, i cili u shua në moshën 84-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar familjarët dhe përfaqësuesit e tij, ndërsa fansat dhe kolegët e kanë përkujtuar si një figurë “të mrekullueshme, karizmatike dhe plot humor”.

Tony Adams u bë i famshëm me rolin e Adam Chance në serialin klasik “Crossroads”, që u transmetua për dekada në ITV dhe u bë një nga telenovelat më të dashura në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u shfaq për herë të parë në seri në vitin 1978 dhe mbeti një prej figurave më të njohura të ekranit britanik deri në fund të viteve ’80.

Pas karrierës në “Crossroads”, Adams luajti edhe në disa produksione televizive të tjera si General Hospital, Doctors dhe Casualty, duke fituar respektin e publikut për profesionalizmin dhe sharmin e tij natyral.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti sot kryesisht i vranet e vende vende me riga shiu 68ff0d7262ba4
Lajmi i mëparshëm

Moti sot kryesisht i vranët e vende-vende me riga shiu

edhe 5 dite deri ne fund te fushates zgjedhore partite vazhdojne me aktivitetet ne teren 68ff1fd382b6f
Lajmi i radhës

Edhe 5 ditë deri në fund të fushatës zgjedhore, partitë vazhdojnë me aktivitetet në teren

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë