nato vlereson presidentin e shba rutte pa trump europa nuk do te kishte marre hapa kyc per mbrojtjen 6970d9c9842c3

NATO vlerëson Presidentin e SHBA, Rutte: Pa Trump, Europa nuk do të kishte marrë hapa kyç për mbrojtjen

January 21, 2026
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se pa presidentin amerikan Donald Trump, Europa nuk do të kishte ndërmarrë hapa vendimtarë për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në një panel mbi aftësinë e Europës për t’u mbrojtur, Rutte tha se presioni i Trump ka qenë vendimtar që disa vende europiane të rrisin shpenzimet ushtarake në nivelin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pa Donald Trump, kjo nuk do të kishte ndodhur. Asnjë shans,” u shpreh kreu i NATO-s.

Ai pranoi se qëndrimi i tij mund të mos jetë popullor, por theksoi se Europa duhet ta pranojë se është detyruar të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Sipas Rutte, SHBA vijon të ketë dhjetëra mijëra trupa në Europë, çka tregon se Uashingtoni mbetet i angazhuar fort në mbrojtjen e kontinentit.

Megjithatë, duke qenë se SHBA po fokuson gjithnjë e më shumë vëmendjen edhe drejt Azisë, është “logjike” që Europa të rrisë gradualisht kapacitetet e veta mbrojtëse.

Pa Trump, Europa dhe Kanadaja nuk do të ishin rritur politikisht dhe ushtarakisht në botën pas Luftës së Ftohtë,” përfundoi Rutte, duke e cilësuar këtë ndryshim si thelbësor për të ardhmen e NATO-s.

Donald Trump është aktualisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

japonia rifillon punen e centralit berthamor me te madh ne bote 6970d81947425
Lajmi i mëparshëm

Japonia rifillon punën e centralit bërthamor më të madh në botë

eshs paga mesatare ne nentor ishte 45 961 denare 6970ddaec5070
Lajmi i radhës

ESHS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë