nato uron maqedonine e veriut per diten e pavaresise 6aa016a14b18a

NATO uron Maqedoninë e Veriut për ditën e pavarësisë

September 8, 2026
1 minut lexim

NATO i ka dërguar një mesazh urimi Maqedonisë së veriut me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë, që shënon festën kombëtare të njërit prej shteteve anëtare të saj.

Një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë është publikuar në profilin zyrtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut në rrjetet sociale.

Me anë të njoftimit, NATO uroi qytetarët e Maqedonisë, e cila është anëtare e plotë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë që nga marsi i vitit 2020, për festën.

Mesazhi i urimit vjen në ditën kur Maqedonia e Veriut shënon 35 vjet nga referendumi për pavarësi i 8 shtatorit 1991, kur shumica dërrmuese e qytetarëve që shkuan të votonin votuan për një shtet sovran dhe të pavarur.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

katy perry flet per here te pare pas ndarjes nga orlando bloom 6aa013fc05d1a
Lajmi i mëparshëm

​Katy Perry flet për herë të parë pas ndarjes nga Orlando Bloom

dy vite shantazh me videot intime 48 vjecari nga tetova perfundon ne pranga 6aa017f17d429
Lajmi i radhës

Dy vite shantazh me videot intime, 48-vjeçari nga Tetova përfundon në pranga

Të fundit nga

ShkoLartë