nato paralajmeron rusine qe te ndale shkeljet e hapesirave ajrore 68d2a41b0d0cc

​NATO paralajmëron Rusinë që të ‘ndalë’ shkeljet e hapësirave ajrore

September 23, 2025
min lexim

NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve të hapësirave ajrore në krahun e saj lindor, pasi aleanca mbajti bisedime urgjente pas inkursionit të javës së kaluar në Estoni.

Këtë mëngjes, NATO mbajti konsultime sipas Artikullit 4 të Traktatit të Uashingtonit, pas kërkesës së Estonisë, pasi hapësira ajrore u shkel nga tre dronë të armatosur.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për media lidhur me këtë situatë tha se “sistemi ynë ushtarak funksionon kështu: gjithmonë vlerësojmë rrezikun nëse kërcënon mbrojtjen ose qëndrimin tonë dhe gjithmonë veprojmë me dakordësi”.

Gazetarët vënë në pyetje se a ishte mjaftueshëm reagimi i NATO-s ndaj sulmeve ruse në Estoni.

Rutte: Anijet ajrore suedeze, finlandeze dhe italiane siguroheshin që këto tre dronë të largoheshin nga hapësira ajrore estoneze

“Sistemi ynë ushtarak funksionon kështu: gjithmonë vlerësojmë rrezikun nëse kërcënon mbrojtjen ose qëndrimin tonë dhe gjithmonë veprojmë me dakordësi. Në këtë rast, nuk pati kërcënim të menjëhershëm. Pra, anijet ajrore suedeze, finlandeze dhe italiane siguroheshin që këto tre dronë të largoheshin nga hapësira ajrore estoneze”, theksoi Rutte.

Ai tha se Në takim aleatët paraqitën një deklaratë të fuqishme të solidaritet dhe zgjidhjes.

Sipas tij, aleatët dënuan veprat e pamatura të Rusisë, që janë të përshkallëzuara, të pakalkuluara dhe rrezikojnë jetë.

Rutte: NATO u përgjigj shpejtë dhe me vendosmëri. Në takim aleatët paraqitën një deklaratë të fuqishme të solidaritet dhe zgjidhjes

“NATO u përgjigj shpejtë dhe me vendosmëri. Në takim aleatët paraqitën një deklaratë të fuqishme të solidaritet dhe zgjidhjes. Ata dënuan veprat e pamatura të Rusisë, që janë të përshkallëzuara, të pakalkuluara dhe rrezikojnë jetë. Ne nuk duam të shohim vazhdimësi të këtij modeli nga Rusia. Me qëllim, apo jo, por ne do të vazhdojmë të mbrojmë çdo cep në territorin e aleatëve tanë. Qëndrimi ynë në tokë, në ujë dhe ajër po na shërben mirë. Pilotët tanë po bëjnë pikërisht atë që janë trajnuar të bëjnë në raste të rrezikit potencial nga një sulm. Për këtë kemi planifikuar, jemi tajnuar, dhe kjo funksionon mirë. Komandanti Suprem i NATO-s, Alexus G. Grynkeëic, ka mjetet dhe autoritetet që të sigurojë mbrojtjen tone, me të lançuam herët këtë muaj “Rojën Lindore””, theksoi Rutte.

Rutte gjithashtu u pyet nëse ka ndërlidhje mes këtyre sulmeve dhe dronëve që u panë dje në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, për të cilën ai tha se “ishte ende herët për t’u përgjigjur”, meqenëse ka kontaktuar danezët, dhe ata akoma po vlerësojnë situatën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inteligjenca artificiale behet kupidi i facebook dating 68d2a3d1e8b0a
Lajmi i mëparshëm

Inteligjenca Artificiale bëhet ‘Kupidi’ i Facebook Dating

funksione te reja me inteligjencen artificiale facebook i vjen ne ndihme perdoruesve per te gjetur dashurine 68d2a5c96e034
Lajmi i radhës

Funksione të reja me Inteligjencën Artificiale, Facebook i vjen në ndihmë përdoruesve për të gjetur dashurinë

Të fundit nga

ShkoLartë