nata finale e per shqiptaret dhuron emocione te medha histori shprese dhe solidariteti nga shqiptaret 690f48a32e166

Nata finale e ‘Për Shqiptarët’ dhuron emocione të mëdha, histori shprese dhe solidariteti nga shqiptarët

November 8, 2025
min lexim

Top Channel dhe Fondacioni Firdeus kishin rezervuar për puntatën e fundit të ‘Për Shqiptarët’ një natë me emocione të mëdha, me jetë të shpëtuara dhe shtëpi të ndërtuara nga e para, ku lutja edhe këtë herë u kthye në buzëqeshje.

Dy historitë e para ishin ato të dy vajzave të vogla: Altea, 6 vjeçe, e diagnostikuar me tumor dhe Dajna, vetëm një muajshe, e cila çdo ditë të jetës së saj e kishte kaluar në spital. Falë mbështetjes së shqiptarëve, ato u dërguan për kurim në kohë rekord me avionin spitalor drejt Italisë. Lotët e trishtimit u kthyen në lot gëzimi dhe shprese. Dearti dhe Luisi, pas kurimit në Itali, për herë të parë përqafuan familjarët e tyre.

“Për Shqiptarët” solli edhe historinë e Marias, një nëne të ve me dy fëmijë, e cila lutej për një strehë të ngrohtë. Kjo nuk ishte vetëm një lutje, por edhe një amanet që duhej përmbushur.

“Sot ndjehem shumë e lumtur që Zoti më realizoi një ëndërr të madhe, falë emisionit Për Shqiptarët,” – u shpreh Maria.
E njëjta thirrje ishte edhe e Arlës, 9 vjeçe, babai i së cilës ndërroi jetë nga një sëmundje tumorale, duke lënë pas familjen e tij pa shtëpi, në mes të katër rrugëve.

Një derë e re u hap për familjen e Arlës së vogël, e cila u bë me një shtëpi të re.
Këto nuk ishin historitë e vetme. Falë ndihmës së shqiptarëve, shumë familje nisën një jetë të re në shtëpinë e tyre, duke jetuar si të gjithë ne. Buzëqeshja dhe mirënjohja shoqëruan të gjithë mbrëmjen e programit Për Shqiptarët. Fëmijë të shëruar dhe prindër të lumtur — ky është misioni i programit, që bashkon të gjithë ata që duan të ndërtojnë vepra të mëdha dhe të dhurojnë jetë. Për Shqiptarët nuk bashkon vetëm të rriturit, por edhe fëmijët. Shokët e Sadikut të vogël, pasi kërkuan ndihmë për mikun e tyre, kësaj here erdhën në studio për t’u surprizuar. Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, Sadiku përqafoi dhe falënderoi të gjithë ata që i dhanë dorën të ngrihej sërish.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bajrami kritikoi kurtin jo listen serbe opinionisti shperthen ndaj deputetes se ldk se paralajmeron rrezikun 690f48014fedd
Lajmi i mëparshëm

Bajrami kritikoi Kurtin, jo Listën Serbe, opinionisti ‘shpërthen’ ndaj deputetes së LDK-së – paralajmëron rrezikun

artileria ruse shkaterron kishen historike ukrainase ne donbas 690f49133a97c
Lajmi i radhës

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë