nata e dyte e bazarit te fundvitit ne cair 6951b17546e90

Nata e dytë e Bazarit të Fundvitit në Çair

December 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 dhjetor – Sonte u mbajt nata e dytë e Bazarit të Fundvitit në Çair, në Sheshin Skënderbe, duke vazhduar atmosferën festive që e karakterizon këtë ngjarje. Sheshi u mbush me qytetarë të shumtë, të cilët shijuan dritat dekorative, stendat festive dhe frymën e fundvitit në zemër të Çairit.

Mbrëmja nisi me program artistik për fëmijë, me këngë dhe paraqitje festive që sollën gëzim për më të vegjlit, ndërsa më pas atmosfera vazhdoi me muzikë nga DJ Edmir, duke krijuar një ambient të gjallë dhe mikpritës për të gjitha moshat.

Bazari i Fundvitit në Çair do të vazhdojë edhe në netët në vijim, duke sjellë aktivitete të ndryshme dhe një gjallëri të veçantë festive në prag të ndërrimit të viteve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkurta haxhiu hedh serish akuza ndaj opinionisteve dhunuesen e mbajten brenda 6951ac9212068
Lajmi i mëparshëm

Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve: Dhunuesen e mbajtën brenda

kryeparlamentari i afrim gashi pergezon kosoven dhe uron albin kurtin per fitoren 6951b1fd61437
Lajmi i radhës

Kryeparlamentari i Afrim Gashi përgëzon Kosovën dhe uron Albin Kurtin për fitoren

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë