nata e 14 te e protestes ne prishtine 6abc1634dd11b

Nata e 14-të e protestës në Prishtinë

September 29, 2026
1 minut lexim

Për të 14-ën ditë me radhë, qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën moton “Jo në emrin tim”.

Protestat janë zhvilluar në ditët e fundit në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, me pjesëmarrësit që kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në deklaratë, Kuvendi shpreh shqetësim për aktgjykimin e shkallës së parë, si dhe për mungesën e transparencës dhe shkeljen e standardeve të gjykimit të drejtë.

Kuvendi e konsideron të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët dhe përgjegjësinë që, mbi atë përfundim, i është atribuuar secilit prej tyre.

Përmes deklaratës, Kuvendi u kërkon institucioneve shtetërore të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare, si dhe bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore me veprime juridike, institucionale dhe diplomatike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hiqen tezgat e improvizuara perreth bit pazarit 6abbffb11abdf
Lajmi i mëparshëm

Hiqen tezgat e improvizuara përreth “Bit Pazarit”

aksident ne aksin lushnje berat plagosen dy shtetasit nga bangladeshi 6abc16b3ae896
Lajmi i radhës

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

Të fundit nga

Hiqen tezgat e improvizuara përreth “Bit Pazarit”

Në një aksion të përbashkët të policisë dhe disa shërbimeve inspektuese janë larguar shitësit ambulantë përreth Bit-Pazarit. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftoi se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 500 kilogramë ushqime.
ShkoLartë