naomi campbell shkelqen ne ibiza supermodelja 55 vjecare tregon linjat perfekte ne bikini 68ac0012a80b8

Naomi Campbell shkëlqen në Ibiza, supermodelja 55-vjeçare tregon linjat perfekte në bikini

August 25, 2025
1 minut lexim

Supermodelja legjendare Naomi Campbell po shijon disa ditë relaksi në Ibiza.

Ajo është parë në formë të shkëlqyer, duke dëshmuar edhe një herë pse mbetet ikonë e bukurisë dhe elegancës edhe në moshën 55-vjeçare.

E veshur me një bikini të zezë dy pjesëshe, Naomi ka tërhequr vëmendjen me fizikun e saj të tonifikuar dhe barkun e rrafshët, teksa pozonte me vetëbesim nën diellin mesdhetar.

Image

Naomi Campbell
Image

Naomi Campbell

Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet me disa kombinime të ndryshme verore, përfshirë edhe një set të verdhë me detaje me pala, si dhe një palë rroba banje në ngjyrë rozë të çelët nga marka britanike Nou Nou London, ndërsa shëtiste në ambientet luksoze të resortit ku po qëndron shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Campbell ka treguar më parë se pas formës së saj fizike qëndron shumë përkushtim dhe disiplinë. Ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video gjatë ushtrimeve Pilates, ku përdor një kostum të posaçëm me stimulim elektrik të muskujve (EMS), për të rritur efikasitetin e stërvitjes.

Image

Naomi Campbell

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN BUJAR OSMANI GAZETA
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Bujar Osmani premtoi autostradën Shkup–Bllacë, solli vetëm gënjeshtra!

mucunski ne bruksel ne takime me marta kos dhe jan kopman 68ac094d9f286
Lajmi i radhës

Mucunski në Bruksel në takime me Marta Kos dhe Jan Kopman

Të fundit nga

ShkoLartë