nafta tremb fermeret rritje cmimesh nese situata nuk ndryshon ekspertet priten me pak te mbjella 69b3131445568

Nafta tremb fermerët/ Rritje çmimesh nëse situata nuk ndryshon, ekspertët: Priten më pak të mbjella

March 12, 2026
1 minut lexim

Konfliktet e Lindjes së Mesme sollën rritje të çmimit të karburantëve edhe në Shqipëri.

Shtrenjtimi i lëndëve djegëse, një bazë kryesore për punimin e tokave bujqësore, do të sillte kosto shtesë për fermerët shqiptar dhe një zvogëlim të sipërfaqeve të të mbjellave.

Eksperti i bujqësisë, Agim Rrapaj thotë: “Nëse do të rriten çmimet përsëri, humbjet do të jenë të jashtëzakonshme dhe tokat do të mbesin të papunuara edhe tek punimet e tjera. Atëherë do të kemi një situatë krejt ndryshe, shumë të përkeqësuar për sa i përket rendimentit në bujqësi veçanërisht”.

 “Më e ndjeshme është në ato sektorë që e kanë më intensive përdorimin jo vetëm të karburanteve, por edhe të energjisë, dhe këtu kam parasysh qoftë bujqësinë në fushë, por sidomos atë në sera. Natyrisht kjo ndikon edhe tek agropërpunimi, që është i lidhur ngushtësisht. Dhe tashmë kjo do të sillet në treg si rritje e çmimit tek produktet e miellit apo produkteve të tjera”, shprehet eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Nëse çmimi i naftës për traktorë nuk ndalet, atëherë shqiptarët duhet të përgatiten për të blerë ushqime më të kushtueshme.

“Duke u rritur kostot, do të rriten çmimet, të cilat më pas do të përfundojnë tek konsumatori”, shton Rrapaj.

Sa kohë nuk janë mbyllur ende ndryshimet në Skemën Kombëtare 2026, ekspertët thonë se Ministria e Bujqësisë ka mundësi të frenojë ngritjen e çmimit të naftës për fermerët.

Gjokutaj thotë: “Të merren masa parandaluese për të bërë një paketë menaxhimi të krizës së ardhshme me kupona, pra për naftën bujqësore”.

1L naftë sot kushton nga 18 lekë më tepër se sa çmimi që tabelat shënonin para përplasjeve mes Iranit dhe Izraelit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

masakra ne sallen e koncerteve prane moskes 19 persona denohen me burg per sulmin terrorist qe i mori jeten 149 viktima 69b311abe1972
Lajmi i mëparshëm

Masakra në sallën e koncerteve pranë Moskës, 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist që i mori jetën 149 viktima

raport i ashper i pe se per serbine i kerkohet ta ndjek penalisht milan radoiciq 69b3138c08df8
Lajmi i radhës

​Raport i ashpër i PE-së për Serbinë, i kërkohet ta ndjek penalisht Milan Radoiçiq

Të fundit nga

Final 4 i Ligës Unike të Femrave në Prizren

Në përputhje me kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht neni 24, dhe bazuar në rezultatet e konkursit për organizimin e turneut Final Four
ShkoLartë