nafta kalon 100 per fuci pas tensioneve me iranin bien tregjet globale te aksioneve 69b49b446060b

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

March 14, 2026
1 minut lexim

Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, pasi sulmet e Iranit ndaj transportit dhe infrastrukturës tronditën tregjet, duke bërë që tregjet globale të aksioneve të bien.

Çmimi i Brent u rrit me 9.4% në 100.58 dollarë për fuçi, duke ushtruar presion mbi tregjet e aksioneve në botë. Futures për S&P 500 ranë me 1%, ndërsa Stoxx Europe 600 futures ranë me 0.7%. Edhe tregjet aziatike të aksioneve ranë, me indeksin Topix të Japonisë që u ul me 1.6%.

Dollari amerikan u forcua me 0.3% kundrejt partnerëve kryesorë tregtarë, ndërsa ari ra me 0.5% në 5,150 dollarë për ons troje. Yield-et e bonove 10-vjeçare të Thesarit amerikan u rritën me 0.03 pikë përqindje në 4.24%.

Yield-et e bonove lëvizin në drejtim të kundërt me çmimin e tyre (kur çmimi i bonove bie, yield-i rritet dhe anasjelltas). Çmimet e gazit në Evropë ndoqën rritjen e naftës, duke u rritur deri në 7.7% në 53.83 euro për megavat-orë, pasi infrastruktura energjetike në Lindjen e Mesme u godit përsëri gjatë natës.

Tre anije u sulmuan në Gjirin Persik, ndërsa rezervuarë karburanti në Bahrein u përfshinë nga flakët të enjten në mëngjes. Rezervuarët e karburantit në Bahrein u përfshinë nga flakët herët në mëngjesin e së enjtes për shkak të “agresionit iranian”, sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme.

Pamjet video të publikuara nga ministria tregojnë rezervuarë karburanti në rajonin Muharraq në flakë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të shuar zjarrin. Ministria këshilloi gjithashtu banorët e disa qyteteve dhe fshatrave përreth të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret. Sipas një zëdhënësi të qeverisë, sulmi ndodhi mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit sipas orës lokale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cili trajner i liverpoolit ka me se shumti fitore ne 100 ndeshjet e tij te para 69b49a54d37dd
Lajmi i mëparshëm

Cili trajner i Liverpoolit ka më së shumti fitore në 100 ndeshjet e tij të para?

rama e shmangu zhulali ja lajmi i keq qe dha be per shqiperine 69b49d24a026d
Lajmi i radhës

“Rama e shmangu”, Zhulali: Ja lajmi i keq që dha BE për Shqipërinë

Të fundit nga

Lily Allen mahnit me stilin e saj në Itali

Lily Allen ndau një vështrim nga pas-festat luksoze të shfaqjes së Valentino-s në Romë, duke postuar një album me momente argëtuese nga Italia në Instagram të premten. Këngëtarja 40-vjeçare zgjodhi një fustan
ShkoLartë