na jep leke nuk e heqim tenden lihet ne burg inspektori i imt se nuk di asgje per ryshfetin 68b2c76548c5e

“Na jep lekë, nuk e heqim tendën”/ Lihet në burg inspektori i IMT-së: Nuk di asgjë për ryshfetin!

August 30, 2025
1 minut lexim

Në gjykatën e posaçme ka nisur seanca për caktim të masave të sigurimit në ngarkim të Geraldo Fuqisë dhe Klajdi Zhillës.

Inspektori i IMT Gerald Fuçia, është lënë në burg nga gjyqtarja Etleva Deda, me kërkesë të prokurorit të SPAK Sotir Kllapi.

Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit.

“Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar , as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, un e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste te tjera te aksionit për lirimin e hapësirave publike”- ka deklaruar inspektori.

Avokatet e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave. Ndërkohë masa për Klajdi Zhillen do të zhvillohet në një seancë tjetër Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës.

Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.

Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hasani per zgjedhjen e nenkryetarit serb shkelje e kushtetutes pdk ne se frikesojne zgjedhjet 68b2c6c48f100
Lajmi i mëparshëm

Hasani për zgjedhjen e nënkryetarit serb: Shkelje e Kushtetutës, PDK-në s’e frikësojnë zgjedhjet

ndryshim ne krye te renditjes apple humbet udheheqjen 68b2c78fb4e29
Lajmi i radhës

Ndryshim në krye të renditjes – Apple humbet udhëheqjen

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë