na duhet nje dielle seanca per sterilizimin ish ministri ilir beqaj ironi ne salle cd duhet ti marresh kundrejt tarifes i bie te bles 68ee5217181d7

“Na duhet një ‘Diellë’”- Seanca për “Sterilizimin”, ish-ministri Ilir Beqaj ironi në sallë: CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, i bie të blesh akuzën!

October 14, 2025
1 minut lexim

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për Sterilizimin është zhvilluar me debate mes palëve.

Përplasjet vazhdojnë pas ndryshimit të akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”.

Ilir Beqaj: Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem, procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim.

Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që të ja dërgoj asaj gjykata sepse e ka ndarë çështjen time. Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është bërë diskutimi i akuzës.

Avokati i Beqajt theksoi se klienti i tij është në pamundësi për t’i dëgjuar.

Ilir Beqaj: Po na duhet një “Diellë” mesa duket, se CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do i bëj kërkesë gjykatës që të më sjell kompjuter që t’i dëgjoj, por duhet të urdhëroni Drejtorinë e Burgjeve që të ma lejojë.

Seanca është shtyrë sërish për t’i dhënë kohë avokatëve të Ilir Beqajt që të bëjnë kërkesën për të marrë CD e seancave paraprake për të bërë mbrojtën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janevska rritet interesi per erasmus miratohen 7 milione euro per 270 projekte arsimore 68ee50b857863
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Rritet interesi për ERASMUS, miratohen 7 milionë euro për 270 projekte arsimore

drag race 3 ne fundjave gara qe mbyll vitin per kete disipline 68ee5274f1eeb
Lajmi i radhës

Drag Race 3, në fundjavë gara që mbyll vitin për këtë disiplinë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë