mynih takim per ashpersimin e politikes se migracionit 68e0d033b36d4

Mynih: Takim për ashpërsimin e politikës së migracionit

October 4, 2025
1 minut lexim

Ministri Federal i Punëve të Brendshme, Alexander Dobrindt, zhvillon të shtunën (04.10.) në Mynih një takim me kolegët e tij nga disa vende të BE-së për të diskutuar për ashpërsimin e politikës së migracionit. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane ky është vetëm një “takim pune” dhe nuk është planifikuar ndonjë deklaratë përfundimtare.

Takimi synon të hapë rrugën për të ashtuquajturat qendra kthimi, njoftoi Dobrindti. Këto qendra do të strehojnë azilkërkues të refuzuar nga Evropa që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, tha Dobrindti për “Münchner Merkur”. Ata duhet të vendosen sa më afër vendeve të tyre të origjinës.

Për qendra të tilla po punohet tashmë në nivelin e BE-së, por ministri Dobrindt nuk është i kënaqur dhe tha se nuk mund të mbështetet te BE-ja për të krijuar “qendra të tilla kthimi”. Sipas ideve të tij disa shtete anëtare të BE-së duhet të jenë në gjendje të marrin përsipër një rol drejtues në këtë çështje.

OJQ-të: Instrumentalizim i politikës së migracionit

Organizatat e refugjatëve njoftuan protesta kundër takimit dhe masave ashpërsuese të diskutuara. Ato kritikuan “instrumentalizimin e politikës së migracionit për çekuilibra socio-politikë dhe për përjashtim racist”.

Sipas Ministrisë  të Brendshme Federale në takimin e Mynihut pritet të marrin pjesë përveç ministrave të Brendshëm të Polonisë, Italisë, Luksemburgut dhe Zvicrës, edhe ministrat e migracionit të Danimarkës, Suedisë, Belgjika dhe Holandës, si dhe Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner.

Disa ministra të Brendëshëm të BE-së janë pro dëbimit me vendosmëri të azilkërkuesveFotografi: Boris Roessler/dpa/picture alliance

Dobrindt u takua me kolegë nga pesë shtete anëtare të BE-së në muajin korrik. Në atë kohë pjesëmarrësit bënë thirrje me vendosmëri për dëbime në Siri dhe Afganistan, mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe më shumë pranim azilkërkuesish të refuzuar nga shtetet jo-anëtare të BE-së.

Temë diskutimi pritet të jenë edhe fluturimet e dronëve, gjë për të cilën u debatua fort së fundmi. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qendra te dhenash ne hapesire jeff bezos thote se eshte e mundur 68e0cfefa5460
Lajmi i mëparshëm

Qendra të dhënash në hapësirë? Jeff Bezos thotë se është e mundur

george hardy piloti i fundit qe luftoi ne evrope ne luften e dyte boterore vdes ne moshen 100 vjecare 68e0d1e75414c
Lajmi i radhës

George Hardy, piloti i fundit që luftoi në Evropë në Luftën e Dytë Botërore vdes në moshën 100 vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë