mustafi fshine emrin e mladiqit ne qender te bujanocit 68bda722a17b7

Mustafi fshinë emrin e Mladiqit në qendër të Bujanocit

September 7, 2025
1 minut lexim

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi ka njoftuar se në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq.

I njëjti, këtë të diel ka fshirë këto grafite.

Politikani, përmes një postimi në Facebook, tha se pos që u fshi një emër, u fshi edhe një turp.

“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës- ” РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër “C” Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën”.

“Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht. Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë. Fshim një emër. Por edhe një turp”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

psg e akuzon francen se i injoroi keshillat mjekesore 68bda713f40e2
Lajmi i mëparshëm

PSG e akuzon Francën se i injoroi këshillat mjekësore

ekstradohet vilson pepa bashkepunetor i copjave ne trafikun e 11 toneve kokaine mberrin nga republika dominikane 68bda7c41e90f
Lajmi i radhës

Ekstradohet Vilson Pepa, bashkëpunëtor i Çopjave në trafikun e 11 tonëve kokainë mbërrin nga Republika Dominikane

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë