mustafa votimi i hashim thacit per president ishte gabim trashanik per ldk ne 6960411e5f214

Mustafa: Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në

January 9, 2026
1 minut lexim

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë një paraqitjeje në emisionin Debat Plus, ka deklaruar se votimi i Hashim Thaçi për president nga LDK-ja ka qenë, sipas tij, një gabim i madh.

“Ajo që ka rezultuar me Hashim Thaçin ka qenë gabim trashanik për LDK-në kur e ka votuar dhe ky është mendim personal i imi që ka qenë gabim atëherë dhe LDK duhet me qenë e vetëdijshme për të gjitha veprimet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit është thelbësore arritja e një konsensusi të gjerë ndërmjet partive politike.

“Ajo që është e rëndësishme për me zgjedh një president është me pas konsensus mes partive politike”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka shtuar se qëndrimi në sallë apo votimi kundër, në rastin e zgjedhjes së presidentit, prodhon të njëjtin efekt

Pra, e krijon kuorumin, votove a s’votove e krijon kuorumin, rezultati është i njëjtë – zgjidhet ose nuk zgjidhet presidenti”, ka thënë ai.

Në fund, Mustafa ka theksuar se konsensusi ndërpartiak është i domosdoshëm edhe në rast se kryeministri Albin Kurti synon rizgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente, duke nënvizuar se një gjë e tillë kërkon marrëveshje me partitë e tjera politike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mercedes ndryshon mendje a class vazhdon por jo me made in germany 696040f386f19
Lajmi i mëparshëm

Mercedes ndryshon mendje, A-Class vazhdon, por jo më “Made in Germany”

detaje te reja nga zjarri me 40 viktima ne crans montana menaxherja e resortit filmohet duke u largua me kasaforten e parave ne dore nisin hetimet ndaj saj 696042e5a8a55
Lajmi i radhës

Detaje të reja nga zjarri me 40 viktima në Crans-Montana/ Menaxherja e resortit filmohet duke u largua me kasafortën e parave në dorë, nisin hetimet ndaj saj

Të fundit nga

ShkoLartë